Lokalizohen flakët në Pilur, raportohet për vetëm një vatër aktive

Lokalizohen flakët në Pilur, raportohet për vetëm një vatër aktive

Vetëm një prej vatrave të zjarrit   ka mbetur  pa shuar në kodrat e fshatit  Pilur të Himarës. Forcat zjarrfikëse po punojë për fikjen e flakëve. Por zjarri  sipas përgjegjesit të emergjencave civile në Vlorë  nuk  paraqet rrezik per banesat. Ndërsa flaket po vihen në kontroll ka nisur dhe bilanci i dëmeve të shkaktuar prej tyre. Rreth 650 hektar kullota dhe bimesi deri tani rezultojnë të djegura. Prej ditësh  zjarrëfikës dhe forca të ushtrisë po luftojnë me flakët në këtë zonë nga toka dhe nga ajri. Për shkak të erës zjarri rrezikonte të përfshinte dhe kodrat e  Qeparoit dhe Porto Palermos.
Burimi: Sot.com.al