Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Locatelli: Real Madridi është më i fortë, por treguam shpirtin që duhet ta kemi gjithmonë
Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, foli për DAZN pas humbjes 1-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube: “Kemi jo pak hidhërim për këtë humbje. Kishim një mundësi që në fillim të ndeshjes, mund ta menaxhonim më mirë. Gjithsesi, sot treguam një shpirt të madh, të gjithë, duke nisur nga sulmuesit që bënin presion menjëherë. Ky është shpirti i skuadrës që duhet ta kemi gjithmonë, edhe pse është për të ardhur keq që dolëm nga gara”. Si e shikon sezonin dhe Botërorin për Klube?E kemi arritur një objektiv këtë sezon, që ishte kualifikimi...