Lobuesi i dikurshëm midis harresës institucionale dhe dashurisë për vendlindjen

Lobuesi i dikurshëm midis harresës institucionale dhe dashurisë për vendlindjen

(Skicë për portret) Mamer Seferi – Maxi  përfaqëson një histori unike suksesi që thyen harresën. Ai nuk ka nevojë për mirënjohje zyrtare prej letre nga ata që ia kthyen shpinën, sepse suksesi i tij mbin nga toka çdo ditë. Ai ka mbjellë të ardhmen e brezave të ardhshëm në vendlindje, duke dëshmuar se pavarësisht indiferencës institucionale, ia vlen gjithmonë të kthehesh dhe të investosh në tokën tënde. Nga Emin AZEMINëse ka një imazh që përmbledh më së miri fatin, sakrificën dhe triumfin e mërgimtarit shqiptar, ai është portreti i Mamer Seferit. I njohur midis miqsh dhe bashkëveprimtarësh si Maxii, ai është njeriu që mbart mbi supe mbi katër dekada ekzil – një jetë e ndarë fillimisht në horizontin e largët të Australisë dhe më pas...