Llora, ndër më të bukurat poezi të Ismail Kadaresë

Llora, ndër më të bukurat poezi të Ismail Kadaresë

Llora nga Ismail Kadare -I- Prapë m’u kujtove, Llora.Dashurinë tonë të shkuarPrapë ripërtypSi demi që ripërtyp barin e livadheve të largëtNatënNë grazhdin e rrethuar nga bora.Po ripërtypAtë asfalt e zhavorr të zi kërrcitës,Boritë dhe katrorët mizëri të taksive,Tabelat e kafeve plot dritë,Afishe, stacione metroshKu me ty brodhaNofullat e zemrësMë dhëmbinLlora. -II- Tani shiu godet me shkelma xhamave.Atje qielli si negativi i zi i një shkretëtire.Llora,Më ka marrë malli,Mall bojë hiri.Tani nata si një mbulesë viganeqëndisur me drita anëveKarrfosur me paralele dhe meridianeNga lindja në perëndim,Na mbulon e shqetësuar.Ne shtrihemi nën të,Si në ethe zbulohemiTë ndarë,Të largët,Të vetmuar.Pati netëI qullur nga stuhia joteHeshtja pranë teje...