Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Liverpul siguron ‘asin’ e Bournemuth, në plane dhe Isak
Liverpul kampioni i fundit në Premier League bën një tjetër lëvizje në merkato. Të Kuqtë kanë arritur një marrëveshje përfundimtare me Bournemouth për transferimin e Milos Kerzek te skuadra e Arne Slot. Tarifa e transferimit është 40 milionë sterlina, me mbrojtësin që nënshkruan një kontratë afatgjatë me të Kuqtë. Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar për ditët në vijim.