Burimi:
Telesport.al

Liverpool nuk ‘fal’ West Ham dhe ‘kap’ titullin, Chelsea i hap punë vetes me barazimin ndaj Ispwich
👁10507
Kanë përfunduar 3 ndeshjet e drekës në Premier League, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Stamford Bridge”, Chelsea bëri një hap fals duke barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Ipswich. Pjesa e parë ka qenë katastrofë për “Blutë” e drejtuar nga Enzo Maresca, të cilët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Ipswich shënoi dy herë në pjesën e parë me Enciso 19′ dhe Johnson 31′. Kundërpërgjigjja e “Bluve” erdhi direkt në pjesën e dytë, ku ngushtuan shifrat me autogolin e shënuar nga Tuanzebe. Në minutën e 80-të, Jadon Sancho barazon shifrat 2-2, rezultati nuk ndryshoi deri në fund....