Liverpool me super fitore në transfertë, Sunderland rigjen tre pikët pas shumë javësh. Brighton nuk ndalet në shtëpi (video)
Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mundur 1-3 Crystal Palace në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të. Të kuqtë gjetën avantazhin në minutën e 40-të, ku Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas krosimit të Dominik Szoboszlai nga goditja e dënimit. Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 54-të, pas asistit të Bradley Barcola. Alexander Isak shënon golin e tretë për të kuqtë në fund të kohës së rregullt, pas asistit të Florian Wirtz. Vendasit shënojnë golin e nderit me Eddie Nketiah nga pika e bardhë e penalltisë, në kohën shtesë. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mban vendin e katërt me 18 pikë. Brighton vazhdon të shkëlqejë këtë sezon, duke mundur sot 2-0 në shtëpi Brentford. Diego Gomez shënoi një...
Burimi:
telesport.al