Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool mbyll që në maj blerjet e para në merkato, 65 milionë euro për dy përforcime
19 Maj 2025 10:41 Telesport Gjithçka duket e kryer për sa i përket transferimit të Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen te Liverpool. Anglezët do të paguajnë klauzolën e lirimit prej 35 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e 24-vjeçarit anësor holandez. Frimpong, sipas trajnerit Arne Slot, do të zëvendësojë Trent-Alexander Arnold, që largohet. Sipas “Sky UK”, Frimpong do të mbërrijë nesër në Angli për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën e re. Liverpool nuk do të ndalet me kaq në merkato, pasi “reds” duket se janë vetëm një hap larg nga Milos Kerkez, që kushton rreth 30 milionë euro. Klubi është në bisedime me Bournemouth për mbrojtësin, duke detajuar tarifën e transferimit, ndërkohë që edhe negociatat me agjentin e hungarezit...