LIVE/ Minutat e fundit, Shqipëria ruan rezultatin e trefishtë, Maran bën zëvendësime! Manaj vulosi avantazhin, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)
Ka nisur takimi San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve. Shqipëria kërkon tre pikët për të kapur vendin e parë. Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë. Në portë luan Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehet në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes. Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nis këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm do të luajë treshja Muçi-Uzuni-Manaj. Rastet: 9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca! 12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë. 16′ Edhe Asllani tenton nga...
Burimi:
javanews.al