LIVE! Atletico e papërmbajtshme në pjesën e dytë, dy gola të shpejtë ndaj Real Madridit (video)
20 Shtator 2026 17:44 Telesport Ndryshe nga pjesa e parë ku munguan rastet, pjesa e dytë në derbin Atletico-Real Madrid ka nisur vrullshëm. Në fillim të pjesës së dytë, Giuliano Simeone pengohet në zonë nga Dean Hujisen. Arbitri jep penallti dhe ndëshkon me karton të kuq qendërmbrojtësin e Real Madridit, pasi pa edhe pamjet në ekran. Godet Alex Grimaldo, topi përfundon në rrjetë. Atletico kalon në avantazh 1-0. Në minutën e 59-të, aksion i shkëlqyer i Atletico-s. Giuliano Simeone asiston, Jonathan David ndëshkon Courtois. Atletico kalon në avantazh të dyfishtë, 2-0. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al