“Listë e zezë” në TIMS dhe ndalim i hyrjes në BE…Çfarë parashikon paketa e sanksioneve për protestuesit që kryejnë akte dhune?
foto ilustruese TIRANË- Masa të ashpra parashikohen ndaj personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave. Sipas burimeve pranë grupit që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, një nga propozimet është përfshirja e tyre në një listë të zezë në sistemin TIMS, me synimin për t’u ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Europian. Propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria. Propozimi është pjesë e paketës së masave të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë. Po sipas burimeve, synimi i kësaj mase është kufizimi i lëvizjes drejt vendeve të BE-së për personat e identifikuar. Megjithatë, deri tani mbetet një propozim, dhe një masë e...
Burimi:
zeri.ai