Lista Studentore propozon 4 ditë pune në javë, 3 muaj pushime për baballarët e rinj

Lista Studentore propozon 4 ditë pune në javë, 3 muaj pushime për baballarët e rinj

foto ilustruese SERBI-Pas fitores në zgjedhje, Lista Studentore në Serbi ka prezantuar një program të ri për ndryshimin e kushteve të punës dhe të drejtave sociale. Sipas planit, punonjësit do të punojnë 32 orë në javë, pa ulje të pagës. Në paketën e masave përfshihen edhe përmirësime në të drejtat prindërore. Gratë e punësuara para shtatzënisë do të përfitonin pushimin e lehonisë pavarësisht llojit të kontratës, ndërsa për baballarët propozohet pushim tre-mujor pas lindjes së fëmijës. Për pushimin mjekësor gjatë 30 ditëve të para kërkohet kompensim prej të paktën 75% të pagës. Programi synon gjithashtu të forcojë të drejtat e punonjësve jashtë orarit zyrtar, duke u njohur të drejtën për të mos iu përgjigjur kërkesave të punës pas përfundimit të ditës së punës. Masa të...