Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirohet një tjetër hapësirë publike në plazhin e Golemit! Sekuestrohen 100 çadra dhe shezlongë, tre persona nën hetim
Një tjetër hapësirë publike në plazhin e Golemit, që ishte zënë pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, u lirua gjatë fundjavës. Gjatë kontrolleve, u hoqën dhe u sekuestruan 100 komplete me çadra dhe shezlongë. Tre personat që i kishin vënë, 37-vjeçari me iniciale B.O., 41-vjeçari me iniciale B.A. dhe 72-vjeçari me iniciale T.O. u vunë nën hetim, ndërsa rasti i ka kaluar Prokurorisë. Top Channel