Lirohen protestuesit e shoqëruar në Vlorë, studenti tregon çfarë ndodhi në komisariat (VIDEO)

Lirohen protestuesit e shoqëruar në Vlorë, studenti tregon çfarë ndodhi në komisariat (VIDEO)

studenti Arlind Bajaj VLORË- Ka nisur lirimi i protestuesve të shoqëruar gjatë ditës së sotme në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestës së zhvilluar në qytet. Një prej studentëve, Arlind Bajaj deklaroi pas daljes nga komisariati se shoqërimi kishte të bënte me protestën dhe se gjatë qëndrimit në polici iu kërkua të jepnin shpjegime përmes një deklarimi të lirë.     View this post on Instagram   “U shoqërova lidhur me protestën e sotme. Thjesht na pyetën. Ka edhe persona të tjerë. Ka plot, ka disa. Një deklarim i lirë, jo procesim. Policët ishin bashkëpunues, mund të themi, thjesht pyetje të lira”, tha studenti Arlind Bajaj. Ndërkohë sipas tij në komisariat kishte edhe protestues të tjerë të shoqëruar, ndërsa procesi i lirimit...