Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Kryeministri, Edi Rama ndodhet sot në Fier për takimin me drejtuesit vendor dhe deputetët e qarkut. Sipas tvklan mësohet se vizita vjen në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë. Gjatë takimit pritet të diskutohen masat konkrete për punën në qytet. Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për këtë proces. Ndërkohë aksioni pritet të vijojë në disa qytete të tjera të vendit në javët në vijim.