Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Durrësi: Do rivendoset kufiri mes…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rast nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private. “Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve”, shkruan Rama.