“Lionel Messin ia ofruan Real Madridit”; ish-drejtuesi madrilen zbulon prapaskenat
Miguel Ángel Portugal, 70 vjeç, ish-futbollist, trajner i Castilla, skaut dhe sekretar teknik i Real Madridit, zbuloi për gazetën “AS” se klubi madrilen pati mundësinë ta tentonte transferimin e Lionel Messit, përpara se argjentinasi të nënshkruante kontratën profesionale me Barcelonën. “Erdhi një moment kur mund të tentonim ta merrnim. Ai ende nuk kishte kontratë profesionale me Barcelonën dhe rinovimi po vononte. Një person i afërt me të ia ofroi Real Madridit”, – tregoi Portugal. Ai shtoi se nuk ishte e qartë nëse oferta ishte e vërtetë, por informacioni mbërriti te drejtuesit madrilenë, madje pati edhe një afrim mes palëve. “Nuk e di nëse ishte e vërtetë apo jo, por në klub mbërriti informacioni se mund ta tentonim transferimin. Mundësia ekzistonte. Nuk deshëm të prishnim marrëdhëniet...
Burimi:
telesport.al