Linjën e ujit të fshatit Frashtan e devijoi për vaditjen e parcelës, nën hetim një person në Dropull

Linjën e ujit të fshatit Frashtan e devijoi për vaditjen e parcelës, nën hetim një person në Dropull

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., banues në fshatin Frashtan, pasi dyshohet se ka shmangur për ujitje, një linjë uji, nga linja e ujit të pijshëm të fshatit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.