Lindita Ahmeti: Zefi, fluturat dhe nëna plakë
ZEFI FLUTURAT DHE NËNA PLAKË fluturat simboli i ëndrrës sime të parealizuar që po loznin pranë dritares ranë përnjëherë sikur t’i kish prekur dora e largqoftit unë dola nga kulla e vetmisë ta shoh çka ndodhi drita binte si e turbullt kurse shkretëtira e pafund rreth kulle gjëmonte shikova rreth e më rreth paanësinë asgjë nuk vërejta të veçantë gjërat ishin të njëjta si gjithherë rëra e pafund e verdhë një oazë më mirë të thuhet një llëngë me një dru të vetmuar e fatkeq pranë saj dhe një qetësi e rëndë ishin krejt ato që bënin monotoninë e paskajit të verdhë e ula kokën t’i shoh fluturat e arta që i adhuroj desha t’i shoh si kanë rënë në rërë ashtu të pashpresa desha...
Burimi:
kultplus.com