Ligji, Frika, Njeriu

Ligji, Frika, Njeriu

Filozofia që përshkon draftin e ri të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili për hir të së vërtetës është një tekst tepër i gjatë, i ngarkuar dhe i mbajtur i fshehtë për javë të tëra; e i bërë publik vetëm pas presionit të opinionit dhe medias, nuk është thjesht vetëm një reformë teknike në emër të “efikasitetit” të drejtësisë. Ai është më shumë se kaq: një program i heshtur politik për të shtrënguar grushtin mbi hapësirën publike, fjalën, mendimin dhe lirinë qytetare. Dhe këtu, kujtojmë një pasazh nga Kadareja, ku mbreti vendos të ndalojë thashethemet, sepse ato e...