No Image Available

‘Ligjet’ diskutojnë PAGAT! Gjyqatarët kërkojnë shifër 9-fish më të lartë se propozimi i PS, PD kërkon seancë dëgjimore

pamje nga mbledhja TIRANË-Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet drafti i Partisë Socialiste lidhur me rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Lidhur me debatin e gjerë rreth pagave të magjistratëve, opozita ka kërkuar seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqatën e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, drejtuesin e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Gjykatës së Lartë. Kërkesa e tyre është pranuar nga kryetari i komisionit Ulsi Manja. Oerd Bylykbashi: Fakti që ne jemi komision përgjegjës, duhet të presim edhe qëndrimet e komisioneve të tjera. Kjo tregon çfarë lloj procesi legjislativ kemi këtu...