Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ligj për sigurinë e blerjeve online! Xhiro 400 milionë euro në vit, ministri i Ekonomisë: Jo më produkte të pasigurta, do të gjurmohet tregtia
Me mijëra pako që shpërndahen çdo ditë dhe një qarkullim vjetor që arrin deri në 400 milionë euro, tregtia online në Shqipëri është kthyer në një sektor gjithnjë e më të rëndësishëm ekonomik. Por rritja e shpejtë nuk ka ardhur pa sfida. Për rritjen e cilësisë ndaj produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut. Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, të ndryshuar, projektligji synon të forcojë kontrollet me qëllim përafrimin e legjislacionit me...