Liga e Kombeve: Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën e nesërme ndaj Finlandës

Liga e Kombeve: Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën e nesërme ndaj Finlandës

2 Tetor 2026 17:00 Telesport Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde. Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë. Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria...