Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Shqipëria ka marrë një lajm të mirë nga ndeshja tjetër e grupit në Ligën e Kombeve. Finlanda dhe Bjellorusia nuk kanë mundur të shkojnë përtej një barazimi pa gola, rezultat që i jep kuqezinjve mundësinë për të synuar kreun e grupit. Sfida e zhvilluar në Helsinki përfundoi 0-0, pavarësisht se Bjellorusia ishte skuadra që u shfaq më këmbëngulëse në disa momente të takimit. Miqtë arritën të dërgonin topin në rrjetë në dy raste, por të dy golat u anuluan. Bjellorusët patën gjithashtu një tjetër mundësi të artë, duke goditur traversën. Barazimi pa gola lë të hapur garën në grup dhe i jep Shqipërisë mundësinë që, me një rezultat pozitiv ndaj San Marinos, të përfitojë në renditje dhe të shkëputet nga rivalët direktë. Ndeshja e ardhshme...