Liga e Kombeve: Kroacia reziston më pak se dy minuta, Lamine Yamal i papërmbajtshëm (video)

Liga e Kombeve: Kroacia reziston më pak se dy minuta, Lamine Yamal i papërmbajtshëm (video)

29 Shtator 2026 20:56 Telesport Spanja ka kaluar në avantazh që në minutën e 2-të ndaj Kroacisë, në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla. Ndeshja e dytë në grup, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Ishte Lamine Yamal që gjeti golin në minutën e 2-të me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas një kundërsulmi model të spanjollëve dhe asistit të Alex Baena. Spanja vjen në këtë takim pas fitores spektakolare 2-3 ndaj Anglisë në “Wembley”. Ndërsa Kroacia vjen po pas fitores, por 1-2 ndaj Rep. Çeke. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rep. Çeke-Angli, rezultati është 0-0. SHIKOGOLIN