Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Shtëpia jonë nuk është thjesht një hapësirë, ajo tregon stilin, shijet dhe mënyrën si jetojmë çdo ditë. Në një farë mënyre, është një pasqyrë e personalitetit tonë dhe mënyrës si i presim të tjerët. Shpesh, përshtypjet janë pozitive, por ka edhe disa detaje që mund t’i bëjnë të ftuarit të ndihen shumë në siklet. Nga aroma e ambientit deri te mënyra si trajtohen kafshët shtëpiake, ka disa gjëra që mund të ndryshojnë totalisht mënyrën si të tjerët të perceptojnë. 1.Debate dhe zënka me zë të lartë Tensioni ndihet që në ajër, por sapo zërat ngrihen, atmosfera bëhet e pakëndshme për të gjithë. Disa mund të ndihen të detyruar të ndërhyjnë, të tjerë thjesht duan të zhduken. 2.Qortimi i fëmijëve ose kafshëve para të ftuarve Askush...
Burimi:
vizionplus.tv