Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para  por shpesh të neglizhuara  të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët. Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit. Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani. Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit. Në një artikull për The Conversation, Molly Murray  eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti...