Vihet në funksion Akseleratori i 3-të në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Po punojmë për brankiterapinë dhe…

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të në Spitalin Onkologjik, ministrja Sala: Po punojmë për brankiterapinë dhe…

Vihet në funksion të plotë Akseleratori i 3-të Linear në shërbimin Onkologjik në QSUNT, ku është trajtuar me sukses edhe pacienti i parë. Ky investim rrit kapacitetet e trajtimit në Njësinë e Radioterapisë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit për pacientët onkologjikë, përmes aplikimit të teknologjive moderne dhe teknikave me precizion të lartë. Ndërkohë, vijon puna për të sjellë brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të Linear. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të ri dhe implementimit të moduleve bashkëkohore rriten kapacitetet e shërbimit në Njësinë e Radioterapisë, ndërsa aplikimi i teknikave të reja realizon ndërhyrje me precizion të lartë dhe trajtime më efikase për pacientët. Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare...