Vetëm një orë në ajër të ndotur mund të ndikojë trurin dhe mushkëritë
Ekspozimi i shkurtër ndaj ajrit të ndotur mund të ketë pasoja të menjëhershme në funksionimin e trurit dhe të sistemit respirator, sipas një studimi të ri. Ndotja e ajrit, veçanërisht grimcat mikroskopike të njohura si “particulate matter” (PM), është lidhur prej kohësh me sëmundje të ndryshme, përfshirë astmën dhe disa lloje kanceri. Ekspozimi i kontrolluar në laborator Në këtë hulumtim, të rritur të shëndetshëm u ekspozuan për 60 minuta ndaj pesë llojeve të ndryshme ajri: ajër të pastër, përbërje limoneni (SOA – shpesh e pranishme në produkte pastrimi me aromë agrumesh), gazra nga nafta dizel, tym druri dhe emetime nga gatimi. Pas ekspozimit, pjesëmarrësit u mbajtën katër orë larg çdo ndotjeje, para se t’u testoheshin funksionet e mushkërive dhe aftësitë njohëse, përfshirë kujtesën, vëmendjen, përpunimin...
Burimi:
syri.net