‘Vetëm lutesha që të mbijetoja’/ Trajneri i njohur rrëfen betejën tronditëse me hantavirusin

‘Vetëm lutesha që të mbijetoja’/ Trajneri i njohur rrëfen betejën tronditëse me hantavirusin

Nga Matteo Tomada, BILD “Ishin tri javët më të këqija të jetës sime”. Me këto fjalë ish-trajneri i Bundesligës, Ralph Hasenhüttl (58 vjeç, ish-trajner i VfL Wolfsburg dhe RB Leipzig) përshkruan sëmundjen e tij me hantavirus. Pas tre vdekjeve në anijen turistike Hondius pranë Afrikës, trajneri foli për vuajtjet dhe mënyrën se si virusi e çoi pranë vdekjes në vitin 2012. Ajo që përjetoi Hasenhüttl tingëllon si një makth: pas një turi me biçikletë malore gjatë një grumbullimi stërvitor, ai fillimisht u ndje i lodhur. Por brenda natës nisën dhimbje të forta. “Ishte sikur dikush po më ngulte një gjilpërë në kokë”, tha austriaku. Pak më vonë iu shtuan edhe dhimbje të forta shpine – “sikur të kisha një thikë në shpinë”. Më pas erdhi...