Tetë frutat me pak sheqer që ndihmojnë në ruajtjen e formës fizike

Tetë frutat me pak sheqer që ndihmojnë në ruajtjen e formës fizike

Shumë persona që përpiqen të kontrollojnë peshën trupore ose nivelet e sheqerit në gjak shpesh zgjedhin të kufizojnë konsumin e frutave, duke i konsideruar ato si burim të lartë sheqeri. Megjithatë, ekspertët e ushqyerjes theksojnë se frutat e plota janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme dhe nuk duhen ngatërruar me produktet e përpunuara që përmbajnë sheqer të shtuar. Sipas specialistëve, frutat përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave dhe në ruajtjen e ekuilibrit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, zgjedhja e frutave me përmbajtje më të ulët sheqeri mund të jetë një alternativë e mirë për personat që ndjekin një regjim ushqimor të kontrolluar. Ndër frutat më të rekomanduara renditen manaferrat, kivi dhe...