Temperaturat ekstreme të verës/ Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze
Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës polivalente në QSUT thonë se deri tani nuk kanë patur raste, por ato nuk kanë munguar çdo verë. Aktualisht kur numri i urgencave ditore ka kaluar mbi 400, shumica e pacientëve janë të sëmurët kronik. Ekspertët e Shëndetit Publik kërkojnë nga e gjithë popullata që të bëhet kujdes, por edhe më i shtuar ky kujdes nga i nxehti duhet të jetë për të moshuarit, të sëmurët kronikë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç.
Burimi:
sot.com.al