Temperaturat e larta shtojnë gastroenteritet dhe enterovirozat, mjeku: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin

Temperaturat e larta shtojnë gastroenteritet dhe enterovirozat, mjeku: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin

Me ndryshimin e sezonit dhe të klimës ka ndryshuar dhe sëmundshmëria në Gjirokastër. Këtë periudhë në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” kryesojnë rastet me eneteroviroza dhe gastroenterite thotë mjeku Bledar Çela, të cilëve u është dhënë mjekimi i nevojshëm për përmirësimin e gjendjes shëndetësore. “Ditët e fundit kemi pasur shumë persona në urgjencë, pra një fluks të shtuar me enteroviroza, gastroenterite, të vjella, diarre dhe helmime ushqimore. Këta pacientë janë paraqitur në urgjencë, ku u është dhënë mjekimi i nevojshëm sipas rastit. Për rastet më të lehta, pacientët kanë marrë një recetë dhe janë kthyer në shtëpi. Në momentet kur komprometohen treguesit, si tensioni, temperatura e lartë ose kur ka dehidrim, një pjesë e tyre kanë marrë edhe mjekim në urgjencë. Megjithatë, mund të...