Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

Në kulmin e sezonit të verës, urgjencat po përballen me një tjetër pasojë të temperaturave të larta. Pickimet nga insektet po shtojnë numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në Urgjencën e Belshit regjistrohen 3 deri në 5 raste në ditë, ose deri në 35 pacientë në javë, ndërsa rastet me komplikacione referohen drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit. “Pranë Urgjencës së Belshit mund të paraqiten çdo ditë 3 deri në 5 raste me pickime nga insektet, të cilat kanë marrë ndihmën e duhur dhe nuk kanë pasur probleme serioze për jetën. Rastet që kanë shfaqur probleme serioze për jetën i kemi referuar pranë Urgjencës së Elbasanit”, tha Agim Hasko – Drejtor i Qendrës Socio-Shëndetësore Belsh. Sipas mjekëve, më të rrezikuar janë personat që punojnë...