Temperaturat e larta/ Mjeku Bitri apel qytetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut dhe hidratohuni

Temperaturat e larta/ Mjeku Bitri apel qytetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut dhe hidratohuni

Rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shtuar rrezikun për probleme shëndetësore, veçanërisht te të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Mjeku i familjes në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, Artan Bitri në një prononcim për ATSH-në ndan disa këshilla për mbrojtjen e shëndetit gjatë ditëve me temperatura të larta. “Për të shmangur temperaturat e larta në këto ditë të nxehta vere qytetarët duhet të qëndrojnë në ambiente të freskëta nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Ndërsa duhet treguar kujdes me fëmijët dhe të moshuarit”, tha Bitri. Sipas tij, kujdes të veçantë duhet të tregojnë sidomos të sëmurët kronikë, pasi temperaturat e larta mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. “Më e rëndësishmja është...