Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor, ja çfarë duhet të konsumoni që të ulni mërzinë
Ushqimi që konsumojmë ka ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen shpirtërore dhe humorin e përditshëm, sipas studimeve të ndryshme në fushën e të ushqyerit dhe shëndetit mendor. Studiuesit shpjegojnë se disa ushqime ndikojnë në prodhimin e substancave në tru si serotonina, dopamina dhe norepinefrina, të cilat lidhen me ndjenjën e mirëqenies dhe energjisë. Në këtë mënyrë, mënyra e ushqyerjes mund të ndikojë edhe në përqendrim, gjumë dhe gjendjen emocionale. Proteinat, që gjenden tek mishi, peshku dhe shpendët, ndihmojnë në prodhimin e aminoacideve që mbështesin funksionin e trurit dhe energjinë. Mungesa e tyre mund të lidhet me lodhje, vështirësi në përqendrim dhe ndryshime në humor. Karbohidratet, si buka, makaronat, frutat dhe drithërat, ndikojnë në qetësimin e organizmit dhe stabilizimin e energjisë. Megjithatë, dietat shumë të varfra në...
Burimi:
sot.com.al