Studimi: Varfëria ndikon në trurin e fëmijëve më shumë se IQ-ja dhe prindërimi

Studimi: Varfëria ndikon në trurin e fëmijëve më shumë se IQ-ja dhe prindërimi

Varfëria ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve më shumë sesa mënyra e prindërimit apo koeficienti i inteligjencës, IQ, sipas një studimi të ri shkencor. Studiuesit analizuan skanime të trurit të afro 12 mijë fëmijëve 9 dhe 10 vjeç dhe zbuluan se statusi socio-ekonomik i familjes është faktori mjedisor më i rëndësishëm që ndikon në strukturën dhe funksionimin e trurit. Sipas studimit, të ardhurat e familjes, niveli i varfërisë në lagje dhe faktorë të tjerë ekonomikë shpjegojnë rreth 16% të ndryshimeve në funksionimin e trurit të fëmijëve. Këto ndikime lidhen kryesisht me stresin kronik, mungesën e gjumit dhe kushtet më të vështira të jetesës. Studiuesit vunë re se faktorët socio-ekonomikë kishin ndikim më të madh në zhvillimin e trurit sesa inteligjenca, stili i prindërimit apo...