Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli
Ditë përvëluese që duket se nuk mbarojnë kurrë. Makthi fillon në qershor dhe vazhdon për muaj të tërë, duke na lënë të rraskapitur. Temperaturat e larta mund të dëmtojnë shëndetin në çdo moshë. Edhe pse janë kryesisht të moshuarit ata që vuajnë nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të gjata dhe të vazhdueshme, me një organizëm që e ka të vështirë të rikuperohet nga stresi i shkaktuar nga vapa, efektet e nxehtësisë së zgjatur mund të prekin edhe personat më të rinj, raporton La Repubblica. Këtë e tregojnë studime të ndryshme shkencore dhe e kujtojnë ekspertët. Është një problem që përfshin të gjitha grupmoshat, por që i vë më shumë në rrezik të moshuarit. “Sa më e madhe mosha, aq më e vështirë është...
Burimi:
javanews.al