Shkencëtarët krijojnë ilaçin mrekullibërës për dobësim
Shkencëtarët në Helmholtz Munich kanë krijuar një ilaç të ri për humbjen e peshës që funksionon si një “kalë Troje”, duke futur një përbërës shtesë metabolik direkt brenda qelizave. Ilaçi synon të përmirësojë trajtimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Terapia bazohet te hormonet GLP-1 dhe GIP, të cilat përdoren edhe në ilaçet moderne për dobësim. Këto hormone ndihmojnë në uljen e oreksit dhe kontrollin e sheqerit në gjak. Studiuesit kërkonin një mënyrë për t’i bërë këto trajtime më efektive pa shtuar efekte anësore. Për këtë, ata krijuan një molekulë hibride që kombinon një ilaç inkretin me lanifibranorin, një përbërës që ndikon në metabolizmin e yndyrës dhe sheqerit. Pjesa inkretine lidhet me receptorët në sipërfaqen e qelizës dhe e fut molekulën brenda saj. Vetëm...
Burimi:
syri.net