“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

Rritja e rasteve me Ebola në Afrikë po shkakton alarm në rritje tek autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Për të folur lidhur me atë çfarë po ndodh aktualisht në Afrikë, por edhe për të kujtuar edhe njëherë simptomat e kësaj sëmundje ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të enjte, më 28 maj, kreun i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale për këtë epidemi. Ai shpjegoi rrezikun e kësaj sëmundjeje duke thënë se ka një vdekshmëri shumë të lartë dhe në krahasim me Covid 19 që arrinte vdekshmërinë 1% nga të infektuarit, Ebola arrin deri në 50% vdekshmëri . “Fatmirësisht nuk ka përhapje përmes ajrit siç është Covid-19 apo sëmundje të tjera por rrezikshmëria është shumë e lartë. Gjëja...