Rrushi mund të ‘riprogramojë’ lëkurën kundër dëmtimit nga dielli
Një studim i ri sugjeron se rrushi mund të ketë përfitime të papritura për shëndetin e lëkurës, duke ndikuar në mënyrën se si funksionojnë gjenet në trup. Studime të mëparshme kishin treguar se konsumimi i rrushit mund të rrisë rezistencën ndaj rrezatimit ultraviolet (UV) tek 30% deri në 50% e njerëzve. Tani, studiuesit besojnë se këto efekte mund të jenë edhe më të gjera. Studimi, i publikuar në revistën e American Chemical Society, përfshiu vullnetarë që konsumuan sasinë e barabartë me tre racione rrush në ditë për dy javë. Studiuesit analizuan aktivitetin e gjeneve në lëkurën e tyre para dhe pas konsumimit të rrushit, si edhe pas ekspozimit ndaj dozave të ulëta të rrezatimit UV. Rezultatet treguan se secili pjesëmarrës kishte modele të ndryshme të...
Burimi:
syri.net