Rezultatet dhe studimet/ Shkencëtarët drejt një qasjeje të re për trajtimin e sëmundjeve autoimune

Rezultatet dhe studimet/ Shkencëtarët drejt një qasjeje të re për trajtimin e sëmundjeve autoimune

Një qasje e re terapeutike, që synon të trajtojë shkakun e sëmundjeve autoimune dhe jo vetëm simptomat, po tregon rezultate premtuese në studimet klinike ndërkombëtare, sipas “New Scientist”. Sipas studiuesve te kryera në kolegjin “King’s College” në Londër – të udhëhequr nga imunologu Reuben Benjamin, trajtimi me qeliza të modifikuara gjenetikisht – të njohura si “qeliza CAR T” – po rezulton efektiv në eliminimin e qelizave imune “të gabuara” që shkaktojnë sëmundje autoimune. Si funksionon terapia? Qelizat CAR T krijohen nga qelizat T të vetë pacientit, të cilat zakonisht janë pjesë e sistemit imunitar që lufton infeksionet. Në këtë terapi, qelizat T nxirren nga trupi i pacientit, modifikohen gjenetikisht në laborator për të njohur dhe sulmuar qeliza specifike problematike dhe më pas rikthehen në organizëm...