Pse mbrojtja e nervit vagus është çelësi i shëndetit optimal mendor

Pse mbrojtja e nervit vagus është çelësi i shëndetit optimal mendor

Ka një lloj "autostrade" përmes së cilës truri u dërgon sinjale organeve kur ato kanë nevojë të pushojnë. Çfarë është nervi vagus? Truri është i lidhur me pjesën tjetër të trupit nga 12 nerva të rëndësishëm kranialë që shtrihen përgjatë shtyllës kurrizore dhe degëzohen në të gjithë trupin. Midis tyre, nervi vagus është ndoshta një nga më të rëndësishmit. Degët e tij ndikojnë në tretje, rrahje zemre, reflekse dhe frymëmarrje, shkruan Science Focus . Kjo është arsyeja pse shkencëtarët i kushtojnë shumë vëmendje rolit të tij, veçanërisht kur merret parasysh se sa shumë ndikojnë të gjitha këto funksione në humor. Mund të thuhet se nervi vagus është një lloj autostrade midis trurit dhe trupit. Cili është funksioni i nervit vagus? Ndryshe nga reagimet e shpejta...