Porcionet e mishit po zvogëlohen për shkak të ilaçeve për humbje peshe

Porcionet e mishit po zvogëlohen për shkak të ilaçeve për humbje peshe

Zhvillimi i ilaçeve “mrekullibërëse” për humbje peshe, pritet të ketë një ndikim të madh në konsumin global të mishit, thonë studiuesit e industrisë ushqimore. Njerëzit që marrin të ashtuquajturat ilaçe GLP-1, të tilla si Ozempic (semaglutide), ka të ngjarë të marrin porcione mishi me cilësi më të lartë dhe më të shtrenjta, sipas Bordit të Zhvillimit të Bujqësisë dhe Hortikulturës (AHDB), një organ i madh publik në Mbretërinë e Bashkuar në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë. Ndërkohë, madhësitë e porcioneve të mishit do të bëhen më të vogla dhe me më pak yndyrë në përgjithësi si rezultat i ilaçeve për humbje peshe, të cilat fillimisht kishin për qëllim njerëzit me diabet, por tani po përdoren më gjerësisht për të synuar mbipeshën me efektet e tyre...