Po nuk e pësove, nuk mëson! Pse truri i mban mend gabimet
Shumica prej nesh janë mësuar ta shohin gabimin si dështim. Në shkollë, një gabim barazohet me notë më të ulët. Në përditshmëri, shpesh e shmangim. Megjithatë, shkenca moderne e të nxënit tregon diçka tjetër, truri nuk i “frikësohet” gabimeve, por i shfrytëzon ato. Studiues nga National University of Singapore sugjerojnë se kur përpiqemi të hamendësojmë një përgjigje para se ta shohim, e kujtojmë më mirë, edhe nëse përgjigjja jonë fillestare është plotësisht e gabuar. Studiuesit Tabitha J. E. Chua dhe Steven C. Pan studiuan mënyrën se si të rriturit mësojnë fjalë të panjohura në spanjisht. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë shihte një fjalë spanjolle dhe përpiqej të hamendësonte kuptimin e saj para se të shihte përgjigjen e saktë. Grupi i dytë...
Burimi:
syri.net