Pilula kontraceptive e lidhur me rritje ‘të ndjeshme’ të ngrënies së tepruar
Kontraceptivët oralë i bëjnë disa gra më të prirura ndaj ngrënies së tepruar për shkak të efekteve të tyre në hormone, kanë përfunduar një ekip studiuesish pasi ndoqën mbi 400 gra për shtatë javë në një studim të publikuar në JAMA Network Open. Ekipi i shkencëtarëve në Michigan State University (MSU) tha se ata zbuluan “rritje të ndjeshme të ngrënies emocionale” tek gratë që merrnin pilulën, me hormonet sintetike të përdorura në disa variante që duket se “rrisin rrezikun”. Sipas MSU, ngrënia emocionale është kur njerëzit “konsumojnë në mënyrë të tepruar ushqim në prani të emocioneve negative” dhe konsiderohet një kategori e ngrënies së tepruar. Kontraceptivët oralë të kombinuar imitojnë fazën pas ovulimit - atë që ekipi e përshkroi si “faza më e rrezikshme e...
Burimi:
syri.net