‘Pema e parave’ që mbahet në shumë shtëpi fsheh një rrezik/ Mund të jetë toksike për qentë dhe macet
Krasula, e njohur gjerësisht si pema e parave, pema e fatit ose pema e miqësisë, është një nga bimët më të përhapura në shtëpi. Për shumë njerëz ajo lidhet me begatinë, mirëqenien dhe fatin e mirë, ndaj shpesh dhurohet edhe në raste të veçanta, si hyrja në një banesë të re. Por pas pamjes së saj dekorative dhe kujdesit të thjeshtë fshihet një detaj që shumë pronarë e zbulojnë vetëm kur kafshët e tyre kanë probleme. Krasula konsiderohet toksike për qentë dhe macet dhe duhet mbajtur larg tyre. Nëse një kafshë shtëpiake kafshon ose gëlltit pjesë të bimës, mund të shfaqë simptoma si të vjella, plogështi, mungesë koordinimi dhe vështirësi në ecje. Substanca që shkakton toksicitetin e krasulës ende nuk është identifikuar plotësisht, por në...
Burimi:
syri.net