Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit për COVID-19 dhe thekson se qëndrimet e tij mbështeten vetëm te shkenca dhe provat shkencore. Në një reagim pas debatit virtual mes mjekëve Erion Dasho dhe Edvin Priftit, të cilët u përplasën mes tyre në lidhje me mënyrën sesi u menaxhua pandemia e Covid-19, ku Dasho shprehej se gjatë pandemisë pati mjekë që kundërshtuan mënyrën si po menaxhohej pandemia, duke sugjeruar përmirësimin e protokolleve dhe rishikimin e masave, por edhe mjekë të cilët, sipas tij “ngritën flamurin e të vërtetës”, duke u mbështetur tek njohuri dhe fakte tek të “cilat shkenca mjekësorë ende nuk e ka vendosur vulën e vet të pranueshmërisë”. Prifti iu përgjigj duke thënë se më...
Burimi:
javanews.al