Nuk ju zë gjumi nga mendimet? Psikologu zbulon si ta qetësoni mendjen

Nuk ju zë gjumi nga mendimet? Psikologu zbulon si ta qetësoni mendjen

Nga Hilde Kraatz, dpa Shumë njerëz e kanë të vështirë ta vlerësojnë momentin, sepse analizojnë vazhdimisht situatat. Pse mendja jonë vepron në këtë mënyrë dhe si mund të jemi më të qetë? Një psikolog ofron shpjegime, këshilla dhe ushtrime për të kaluar më shumë kohë duke jetuar në të tashmen. A ju ndodh edhe ju të rrotulloheni në shtrat gjatë natës, pa mundur të flini, ndërsa riktheni vazhdimisht në mendje një bisedë që mund të ketë ndodhur disa ditë më parë? "Çfarë deshi të thoshte vallë ai person? Dhe a nuk duhej të kisha reaguar kështu apo ashtu?", mund të mendoni. Ose ndoshta mendja juaj tashmë po përgatitet për mëngjesin, duke krijuar cikle të pafundme mendimesh të detajuara. Këto janë raste klasike të të menduarit të...