Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

Mjeku italian: Rreziku gati zero, ja pse Hantavirusi nuk është si Covidi

Pas lajmeve për një vatër të mundshme të Hantavirusit në një anije në Atlantik, një intervistë e një eksperti të fushës dhënë për gazetën italiane La Stampa sjell një lloj qetësie mbi situatën. Infektologu Ivan Gentile, profesor në Universitetin e Napolit “Federico II”, thekson se nuk ka arsye për alarm dhe se rreziku i një pandemie është praktikisht zero. Sipas tij, Hantavirusi nuk transmetohet lehtë nga njeriu te njeriu dhe rastet e infeksionit mbeten të rralla, të lidhura kryesisht me ekspozime në mjedise specifike dhe jo me përhapje masive si në rastin e Covid-19. Intervista “Duhet të jemi të qartë: rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë, siç ndodhi me Covid-in, është praktikisht zero. Po flasim për një sëmundje me transmetim nga njeriu te njeriu shumë të rrallë, pothuajse...